Tiparet e nxenesve qe shfaqin ankth-Shendeti mendor

1) Shqetësim ekstrem për gjërat e përditshme
2) Paaftësi për të kontrolluar shqetësimet e vazhdueshme
3) Njohje se shqetësimet janë të pabaza dhe të tepërta
4) Pyesin në mënyrë të vazhdueshme për realizimin e detyrave
5) Kërkim të aprovimit të vazhdueshëm nëse janë duke i përmbushur me sukses detyrat
6) Refuzim të punës në mënyrë të pavarur
7) Pyesin në mënyrë frekuente rreth aftësisë së tyre për të realizuar detyra
8) Nuk janë të sigurt për veten
9) Karakterizohen nga vetëbesimi dhe vetëvlerësimi i ulët
10) Heqin dorë lehtësisht
11) Shprehen se ndihen vazhdimisht të dështuar ose se do të dështojnë
12) Janë të turpshëm
13) Duan kohë që të përqëndrohen
14) Alarmohen lehtësisht
15) Kanë probleme me gjumin

Simptoma të zakonshme fizike:
Lodhje e vazhdueshme
Dhimbje koke
Tension të muskujve
Irritueshmëri
Djersitje
Të përziera dhe dhimbje në stomak
Probleme me frymëmarrjen
Skuqje të lëkurës
Nevojë për të shkuar në mënyrë frekuente në tualet.