Nxënës

Lexo më shumë rreth nxënësve

Mësues

Lexo me shume rreth Mesuesve:

Prindër

Lexo me shume rreth Prinderve:

Shkolla

Lexo me shume rreth Shkolles:

Eventi i fundit

Takim me perfaqesues te shkollave 9-vjecare te YWCA ne bashkepunim me UNICEF

Gjatë sesioneve të trajnimit me qeverinë e nxënësve të shkollave “Zihni Toska“, “22 Tetori“, “1 Maji“,“Ajet Xhindole“ dhe “5 Maji“ në Berat.

Sistemi i Mbështetjes së Sjelljes

  • Fokusohet në modelimin dhe shpërblimin e sjelljeve pozitive
  • Përcakton sjelljet e përshtatshme
  • Promovon ndërveprimet pozitive mësues-nxënës
  • Mundëson rregulla të qarta
  • Pasojat janë të drejta dhe të njohura

Parimet bazë të NSP-ve

Çdo fëmijë mund të mësojë se si duhet të sillet;

Masat e hershme mund të parandalojnë probleme më të komplikuara të sjelljes;

Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe shkollat duhet të mundësojnë lloje të ndryshme të mbështetjes për sjelljen;

Mënyra se si shkollat mësojnë sjelljen duhet të bazohet në hulumtime dhe mendimin e ekspertëve;

Është me rëndësi të ndiqet ecuria e sjelljes së një fëmije;

Shkollat duhet të mbledhin dhe të përdorin të dhëna për të marrë vendime për problemet me sjelljen.

3I-të

Në qendër të projektit “Shkolla ime është një vend i sigurt” janë rregullat, të cilat përmblidhen në sloganin kryesor 3i-të:

  • I sigurtë
  • I përgjegjshëm
  • I respektueshëm

FAQ

Çfarë janë ndërhyrjet dhe mbështetjet pozitive për sjelljen (NMPS)?

  1. Sistem përzgjedhje dhe implementimi i ndërhyrjeve parandaluese, të evidentuara empirikisht, gjatë një kontiniumi kohor, që mbështesin kompetencat sociale, emocionale, sjellore dhe akademike tek të gjithë nxënësit.
  2. Ndërveprimi i 4-elementëve ndërhyrës , të nevojshëm gjatë marrjes së vendimeve:
  3. Të dhënat– Cili informacion është i nevojshëm për të përmirësuar marrjen e vendimeve?
  4. Rezultatet– Çfarë duhet të bëjnë studentët për të arritur suksesin akademik dhe sjelljet e pranueshme socialisht?
  5. Praktikat – Çfarë studentët kanë nevojë të përjetojnë për të përmirësuar sjelljen dhe suksesin akademik (mësimdhënia, nxitja,njohja e sjelljeve socialisht të pranueshme).

Si funksionon NMPS?

  1. Në nivel lokal
  2. Miratimi dhe supervizimi nga bordi i shkollës
  3. Marrja e vendimeve bazuar në të dhëna
  4. Krijimi i ekipit udhëheqës të zbatimit
  5. Dhënia prioritet e iniciativës
  6. Implementimi i kapaciteteve
  7. Krijimi i qasjes dhe ekspertizës bazuar tek sistemi multinivelor
  8. Krijimi i politkave efiçente që mbështesin sjelljen në terma aftagjatë
  9. Krijimi i mundësive për zhvillim profesional

3 nivelet e NMPS?

NMPS funksionojnë në tre nivele të intensitetit të mbështetjes, të cilat janë zgjedhur me kujdes , bazuar në praktikë dhe të dhënat empirike:

  1.  Niveli 1: Praktikat universale përjetohen nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit  në të gjitha mjediset për të krijuar një klimë të parashikueshme, konsistente, pozitive dhe të sigurtë.
  2. Niveli 2: Praktikat e targetuara janë të dizenjuara për nxënësit që kanë më shumë nevojë për mbështetje,reagime, strukturë dhe udhëzime.
  3. Niveli 3: Praktikat e individualizuara janë ndërhyrje më intensive dhe më të personalizuara, për të sjellë ndryshime tek nxënësit që nuk iu përgjigjen dy niveleve të para.