Takimet mes nxënësve për sjelljet pozitive

Nxënësit ne shkollat e Tiranës “Androkli Kostallari“, “Pal Engjëlli“, “Ardian Klosi“, “Osman Myderizi “ dhe “Avni Rustemi“  vazhdojnë aktivitetet për të rritur shfaqjen e sjelljeve pozitive! Nxënësit nëpërmjet vizatimeve dhe shkrimit të rregullave treguan angazhimin e tyre për të krijuar një shkollë të karakterizuar nga siguria, respekti dhe përgjegjësia.
Kjo veprimtari realizohet në kuadër të projektit “Shkolla ime është një vend i sigurtë“, zbatuar nga YWCA of Albania, me mbështetjen e UNICEF Albania dhe në bashkëpunim me Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.