Praktikat universale përjetohen nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjitha mjediset për të krijuar një klimë të parashikueshme, konsistente, pozitive dhe të sigurtë. Niveli parësor fokusohet tek ndërhyrjet e mbështetjes pozitive të sjelljes që do të mbështesin të gjithë fëmijët, në të gjithë shkollën (80%).
Praktikat e targetuara janë të dizenjuara për nxënësit që kanë më shumë nevojë për mbështetje,reagime, strukturë dhe udhëzime. Niveli i dytë i ndërhyrjeve synon një grup specifik nxënësish, përkatësisht 15%.
Praktikat e individualizuara janë ndërhyrje më intensive dhe më të personalizuara, për të sjellë ndryshime tek nxënësit që nuk iu përgjigjen dy niveleve të para. Niveli i tretë i ndërhyrjeve, është më i individualizuar dhe synon 5% te fëmijëve që shfaqin më shumë vëshirësi.
Adresa
Rruga “Him Kolli” Pall. DQ.13, Tirana, Albania
Telefon
© Copyright 2019 3i.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara!