Ne 26.06.2019 YWCA, në kuadër të projektit “Shkolla ime është një vend i sigurtë”, në bashkëpunim me UNICEF, zhvilluan takimin me përfaqësues të shkollave 9-vjeçare, specialistë të arsimit dhe me përfaqësues nga UNICEF. Takimi kishte në fokus diskutimin e manualit mbi sjelljet dhe ndërhyrjet mbështetëse pozitive, hartuar nga YWCA. Ndarja e ideve dhe mendimeve nga pjesëmarrësit, shërbeu për të përmirësuar dhe pasuruar manualin, me qëllim përdorimin sa më efektiv dhe praktik nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit.
Manuali i hartuar që është menduar t’u vijë në ndihmë kryesisht prindërve dhe nxënësve, është një udhëzues praktik për situata konkrete në të cilat do të përdoren ndërhyrjet e sjelljeve pozitive. Shpjegimi ne menyre te permbledhur dhe te thjeshte i filozofise se nderhyrjeve pozitive, qartesimi i hapave konkretë që të gjithë aktorët në shkollë mund të ndërmarrin për të ndikuar në sjelljet e reja pozitive, njohja e nxenesve me matricën e pritshmërive dhe përshtatjen e rregullave kryesore në vende dhe situata të ndryshme në shkollë, idetë për perfshirjen dhe bashkepunimin me prinderit jane disa prej tematikave kryesore qe permban manuali.
Adresa
Rruga “Him Kolli” Pall. DQ.13, Tirana, Albania
Telefon
© Copyright 2019 3i.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara!