Karakteristikat e nxënësve që shfaqin angazhim të ulët gjatë aktiviteteve mësimore.
1) Janë të turpshëm
2) Shmangin kontaktin me sy
3) Shmangin komunikimet
4) Duken të painteresuar dhe të paangazhuar
5) Shfaqen të përgjumur
6) Shfaqin vështirësi tek procesi i të mësuarit
7) Kanë vetëvlerësim të ulët
8) Priren drejt izolimit social
9) Nuk janë të vemendshëm
10) Janë të trishtuar dhe të pakënaqur
11) Kanë ndërveprime të kufizuara me bashkëmoshatarët
12) Shfaqin qëndrime indiferente dhe mospërfillëse
13) Dështojnë në detyrat që iu ngarkohen
14) Kanë frikë që të flasin dhe të performojnë para të tjerëve
15) Priren drejt sjelljeve shmangëse
16) Japin shumë justifikime që të mos përmbushin përgjegjësitë që kanë
17) Janë shumicën e kohës të shqetësuar, të mërzitur dhe të stresuar
18) Nuk e pëlqejnë shkollën
19) Raportojnë eksperienca të këqija në shkollë
20) Shfaqin irritim dhe frustrim kur përballen me detyrat
21) Mund të kenë probleme në shtëpi apo në mjedisin përreth