Strategji : Si nxënësit mund të ndihmojnë në rritjen e sjelljeve pozitive në shkollë

1) Nxënësit mësojnë si të menaxhojnë efektivisht inatin dhe zemërimin.

2)Nxënësit mësojnë të debatojnë në mënyra konstruktive, duke shmangur konfliktet verbale dhe fizike.

3)Nxënësit refuzojnë që të sjellin armë apo mjete të ftohta në shkollë.

4)Nxënësit raportojnë në mënyrë imediate tek autoritetet incidentet e ndodhura.

5) Nxënësit raportojnë për sjelljet e dyshimta dhe shqetësuese tek mësuesit apo psikologët në shkollë.

6) Nxënësit ndihmojnë njëri -tjetrin që të zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore.

7) Nxënësit angazhohen në programet e trajnimit të aftësive sociale.

8)Nxënësit përfshihen në marrjen e vendimeve në shkollë, strategji që rrit ndjenjat e tyre të përgjegjësisë dhe angazhimit.

9) Nxënësit shërbejnë si këshillues për njëri-tjetrin, duke mbështetur dhe orientuar bashkëmoshatarët që shfaqin probleme të sjelljes.

10) Nxënësit shërbejnë si modele për nxënësit e tjerë më të vegjël. Ata angazhohen si mentorë, duke i ndihmuar nxënësit e klasave më të ulta të përshtaten lehtësisht në shkollë.

11) Nxënësit krijojnë klubin e përbashkët ku diskutojnë tema rreth dhunës dhe rëndësisë së sjelljeve pozitive.

12) Nxënësit angazhohen në krijimin e teknikave kreative kundër sjelljeve të dhunshme, si krijimi i gazetave, pikturave apo vënien në skenë të pjesëve të ndryshme teatrale.

13) Nxënësit janë pjesë e aktiviteteve sportive, që shërbejnë si teknika të efektshme për reduktimin e sjelljeve të dhunshme.

14)Nxënësit dhe mësuesit formojnë klubet e karrierës, ku ndër temat për diskutim mund të propozohet rëndësia e shfaqjes së sjelljeve pozitive për arritjen e suksesit në punë.

15)Nxënësit bashkëpunojnë dhe familjarizohen më njëri-tjetrin. Ata krijojnë marrëdhënie të bazuara tek respekti, përgjegjësia, reciprociteti dhe harmonia.

16)Nxënësit krijojnë fushatën “Premtimi për paqe“, ku premtojnë të zgjidhin mosmarrrëveshjet në rrugë të pranueshme socialisht, per të krijuar shkollën e sigurtë. Synohet 100 % pjesëmarrje!