Aktiviteti “Rreth meje”, ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të identifikojnë vetitë dhe
karakteristikat e tyre pozitive , si dhe të njohin arritjet personale. Aktiviteti konsiton në plotësimin
e 6 fjalive nga fëmija. Pohimet janë të ndërtuara me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme, në
mënyrë që të gjithë fëmijët e grupmoshave t`i kuptojnë lehtësisht.
Ky aktivitet i ndihmon fëmijët që të hedhin themelet e vetëvlerësimit autentik dhe të shëndetshëm,
duke njohur plotësisht cilësitë dhe karaktersitikat personale.