Shpjegim i aktivitetit: Ky aktivitet është një aktivitet ndërgjegjësues dhe eksplorues. Fëmijët nxiten që të eksplorojnë cilësitë që i bëjnë ata të bukur. Është e rëndësishme që gjatë aktivitetit fëmijët të përmendin së paku dy cilësi të brendshme, përveç cilësive të jashtme. Ky aktivitet është një mënyrë e mirë për të zhvendosur fokusin e bukurisë tek tiparet fizike, duke rritur vetëdijshmërinë e fëmijëve se ka shumë tipare të brendshme tek ata që i bëjnë edhe më të bukur. Në këtë formë, fëmijët fillojnë formojnë një vetëkocept dhe vetëvlerësim pozitiv. Gjithashtu, përveç impaktit në vetëvlerësim, fëmijët nxiten që të respektojnë dhe vlerësojnë këto cilësi edhe tek bashkëmoshatarët e tyre, duke nxitur kështu bashkëpunimet dhe ndërveprimet pozitive.