Inkurajimi i Sjelljeve Pro-Sociale

“Një ditë  pa të qeshura, është një ditë e çuar dëm! “

Në artikullin e saj “Ngacmimi, bullizmi dhe përjashtimi” (që përbën themelin e një Out of the Box Training Kit), Meg Thomas shkruan se si të mbështesim sjelljen pro-sociale të fëmijëve:

“Fëmijët kanë nevojë për besim në mënyrë që të ngrejnë zërin për veten dhe të tjerët. Ne mund të ndërtojmë besimin te fëmijët, pjesërisht, duke identifikuar dhe duke i kushtuar vëmendje sjelljeve të tyre prosociale. Shpesh vëmendja jonë drejtohet tek fëmijët që janë duke kryer sjellje të papërshtatshme ose duke thyer rregullat. Për të kundërshtuar këtë tendencë, ju mund të vendosni gazetën e lajmeve në murin e klasës dhe të shkruani shembuj të fjalëve ose sjelljeve ndihmuese që vëzhgoni. Ose mund të mendoni të sillni çdo ditë një kukull ne grupin e klases për të përshkruar sjelljet ndihmuese që ka parë. Listimi i sjelljeve ,në vend se emrave të fëmijëve që i kanë kryer ato, do të sjellë një dëshirë dhe angazhim për të ndihmuar në klasë si një e tërë. ”