Komunikimi

Komunikimi është mënyra që ne zgjedhim për të shprehur dëshirat, nevojat, opinionet , ndjenjat apo qëndrimet. Për këtë arsye , është shume e rëndësishme që fëmijët të trajnohen për mënyrat efektive të komunikimit, verbal dhe joverbal, për të qenë të suksesshëm  në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënive, zgjidhjen e problemeve dhe demostrimin e sjelljeve të pranueshme socialisht.  Aktiviteti jep një pasqyrim të karakteristikave të llojeve të komunikimit agresiv, pasiv dhe asertiv.Diskutimi në grup mund të shërbejë për dhënie këshillash rreth komunikimit   efektiv, që pritet që të zhvillohet  tek nxënësit.

 

Komunikimi pasiv

 

Kur përdoret komunikimi pasiv,  fëmijët nuk arrijnë që të  shprehin ndjenjat dhe nevojat e tyre . Nxënësit që zgjedhin stilin e komunikimit pasiv , nuk reagojnë ndaj padrejtësive apo dëmeve që iu bëhen, duke qenë viktima potenciale të dhunës apo bullizimit.

 

Karakteristikat e komunikimit pasiv:

 

a. Kontakt i varfër me sy

b. Nxënësi që përdor këtë stil lejon shkeljen e të drejtave

 

c. Të folur i ngadaltë

ç. Iu jep avantazh personave të tjerë

d. Mund të jetë tregues i problemeve me vetëbesimin

 

Komunikimi agresiv

 

Nxënësit që përdorin stilin agresiv të komunikimit dhunojnë të drejtat e të tjerëve ,  ndërkohë që shprehin nevojat apo ndjesitë e tyre .  Ata mund të bëhen shumë abuzivë ndaj të tjerëvë , për shkak të interesave personale.

 

Karakteristikat e komunikimit agresiv:

a. Përdorim i kritikës dhe dominancës

b. Ndërprerje dhe mosdëgjim i bashkëbiseduesit

c. Të folurit në mënyrë arrogante

ç. Përdorimi i tonit të lartë të zërit

 

Komunikimi asertiv

Me anë të komunikimit asertiv , arrihen të shprehen ndjenjat dhe mendimet personale , pa qenë nevoja që  shkelen të drejtat e të tjerëve . Ky lloj komunikimi nënkupton mbrojtje të ideve personale dhe respektim të opinioneve ndryshe.

 

Karakteristikat e komunikimit asertiv:

a. Të dëgjuarit pa ndërprerje

b. Sqarim i qartë i nevojave dhe ndjesive

c. Mbrojtje e të drejtave personale

ç. Kontakt i mirë me sy

Pas përshkrimit të karakteristikave, diskutoni me nxënësit se kush është mënyra me e përshtatshme e komunikimit sipas  tyre.

– Pse ata duhet të përdorin komunikimin asertiv ?

– Pse është e nevojshme shmangia  e komunikimit pasiv ?

– Cilat janë pasojat e komunikimit agresiv?

Në fund , nxënësit japin një shembull personal për secilën nga llojet e komunikimit, bashkë me reflektimin përkatës .