Zhvillimi i marrëdhënieve pozitive

Marrëdhëniet sociale dhe ndikimi i bashkëmoshatarëve janë faktor shumë të rëndësishëm dhe ndikues përgjatë jetës shkollore. Në të shumtën e rasteve, marrëdhëniet e krijuara ndikojnë në mënyrën sesi  fëmijët ndihen, sa të motivuar janë dhe formësojnë qëndrimet e tyre ndaj mjedisit akademik.Përkatësia në shkollë formohet nga lidhjet e ngushta, që nxisin angazhimin dhe shoqërohen me pasoja pozitive psiko-sociale.

 

Marrëdhëniet  e shëndetshme duhet të nxiten vazhdimisht nga mësuesit dhe prindërit. Kjo mund të arrihet duke ndihmuar  nxënësit që  të eksplorojnë cilësitë e tyre  dhe të zhvillojnë vetëbesim. Mësuesit mund të ndërmarrin aktivitete, duke sugjeruar që secili nxënës të bindë auditorin që të bëhet mik i tij/saj . Gjatë këtij  proçesi, personi përpiqet të gjejë cilësitë e tij më të mira dhe gjithashtu i lejon të tjerët të njihen me to . Duke qënë se nxënësit janë duke  bindur të tjerët dhe duke reklamuar veten, atëherë  është e natyrshme që  do të  mendojnë sa më shumë  pozitivisht për atë që janë.

 

Nëse fëmijët nuk arrijnë që të vetëshprehen,  audienca mund të marrë pjesë në këtë aktivitet me qëllim që ta nxisë atë. Ky ndërveprim shërben si  një nxitje për të krijuar një vetëvlerësim të lartë.