Strategji parandalimi

Nxënësit hartojnë rregullat

Shkollat duhet të kenë rregulla të qarta dhe të vazhdueshme që promovojnë kulturën pozitive. Nga ana tjetër, rregullat mund të jetë më efektive nëse edhe nxënësit janë aktorë kryesorë në krijimin e tyre. Përfshirja e nxënësve në hartimin e ndërhyrjeve për parandalimin e dhunës në shkollë, rrit interesin për një shkollë paqësore. Të pasurit e rregullave të qarta dhe të strukturuara mundëson që nxënësit dhe stafi mësimor të njihen me të drejtat, detyrimet dhe qasjen si duhet reaguar pozitivisht. Në mënyrë që të mundësohet një kulturë gjithëpërfshirëse duhet të promovohet edhe nxitja e nxënësve në hartimin e politikave parandaluese të dhunës. Në një mjedis të tillë, nxënësit jo vetëm që janë të aftë të njohin mirë situatat e dhunës apo abuzimit, por ata ndihen edhe përgjegjës për raportimin e incidenteve të dhunës apo abuzimit që mund të kenë përjetuar vetë ose që mund të kenë qënë dëshmitarë.

Më poshtë do të përshkruhen disa hapa sesi nxënësit mund të hartojnë dhe propozojnë rregulla sa më funksionalë dhe efektivë.

  • Krijoni një listë të shkurtër me rregulla për sjelljet e përshtatshme. Kjo iu jep mundësi që t`i kujtoni më lehtësisht. Gjithashtu, në mjediset e klasës, vendosini rregullat në vende ku janë të dukshme për të gjithë.
  • Përzgjidhni tema të caktura se ku do të fokusohen rregullat që do hartoni (qetësia në klasë, siguria në shkollë, parandalimi i metodave ndëshkuese, krijimi i mjedisit motivues).
  • Hartoni rregulla që promovojnë të mësuarit në mënyrë të suksesshme.
  • Hartoni rregulla që jeni të gatshëm t`i zbatoni në praktikë.
  • Shkruani rregulla që janë të qarta dhe të kuptueshme.
  • Fokusohuni në dhënien e mesazheve pozitive dhe orientimin drejt sjelljeve të përshtatshme. (“Përdor një ton të qetë dhe të përshtashëm me shokët!”) është rregull më efektiv sesa rregulli (“Mos ngacmo dhe fyej shokët!”).
  • Përzgjidhni rregulla që janë të përfshira në rregulloren e përgjithshme të shkollës.
  • Përfshini sa me shumë nxënës në hartimin e rregullave.
    Në këtë mënyrë jeni të gjithë përgjegjës për respektimin rigoroz të tyre.
  • Rishikojini rregullat në mënyrë të vazhdueshme.
  • Ndryshimet janë të lejueshme