Rëndësia e trajnimit të aftësive për zgjidhjen e konflikteve
Konfliktet mes nxënësve janë ngjarje shumë të zakonshme në shkollë . Këto konflikte mund të marrin formën e fyerjeve , ngacmimeve , dhunës fizike, debateve për aktivitetet argëtuese , qasjes për posedimin e materialeve dhe të punës akademike . Për shkak të mundësisë së përshkallëzimit me shpejtësi , është e rëndësishme që nxënësit të kenë aftësi negocimi apo ndërmejtësimi , që do iu shërbejnë në menaxhimin dhe zgjidhjen e problemeve brenda dhe jashtë shkolle.
Ka disa çëshje të rëndësishme në lidhje me konfliktet me nxënësit. Kështu :
(a) konfliktet mes nxënësve ndodhin shpesh në shkolla (edhe pse konfliktet rrallë shkaktojnë lëndime serioze)
(b) nxënësit e patrajnuar për konfliktet zakonisht përdorin strategji që shpien në rezultate prolematike
(c) nxënësve që iu mungojnë aftësitë e menaxhimit të konflikteve injorojnë rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve të tyre me të tjerët;
(d) programet e ndërmjetësimit dhe të zgjidhjes së konflikteve duhet të jenë efektive për t`iu mësuar nxënësve aftësitë e negociimit dhe menaxhimit
(e) pas programeve të trajnimit, nxënësit priren të përdorin aftësi të suksesshme të zgjidhjes së konflikteve
(f) aftësimi i nxënësve zvogëlon numrin e konflikteve , që nga ana tjetër zvogëlon nevojën për të përdorur veprime ndëshkuese.
Procedura kryesore sesi nxënësit mund të mësojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve konsiston në hapat e mëposhtëm:
1.Nxënësit mësojnë që të përkufizojnë dhe të përshkruajnë konfliktet .
2. Nxënësit ndajnë mendime dhe propozime rreth konflikteve.
3. Nxënësit nxiten që ta shikojnë situatën nga të dyja prespektivat ( për shembull kjo mund të arrihet me anë të role-play)
4. Nxënësit bëjnë përpjekje që të arrijnë në një marrëveshje të favorshme për të githa palët.