Hapat e disiplinës pozitive
1.Përshkruhet sjella e përshtatshme :
“Ju lutem, të gjithë qëndroni në qetësi !”
2.Jepen arsye të qarta të ndjekjes së sjelljes .
” Do të fillojmë shpjegimin e orës së mësimit dhe është e rëndësishme të mbahet qetësi, në mënyrë që të dëgjojmë të gjithë. Gjatë orës së mësimit, respektojmë njëri-tjetrin . Mos harroni, trajtojeni shokun dhe shoqen ashtu siç do që ata/ato të të trajtojnë ty!”
3.Tregohet rëndësia e sjelljes.
“E shikoni sa e rëndësishme është që të qëndroni në qetësi. Të gjithë keni mundësi të dëgjoni qartë, të bëni pyetje, të kuptoni dhe të mos shqetësoni njëri tjetrin.”
- Përforcimi
Praktikimi i sjelljes së përshtatshme përforcohet vazhdimisht . Format mund të jenë të ndryshme dhe përfshijnë kontaktin me sy , tundjen e kokës , buzëqeshjen , pikë shtesë apo mënyra të tjera falenderimi të vendosura paraprakisht . Kur përdoren shpërblimet, ato duhet që të jenë të menjëhershme dhe të vogla, por të kënaqshme.