Komunikimi

Komunikimi në mënyrë efektive është një nga cilësitë më të nevojshme që duhet të karakterizojë bashkëpunimet në shkollë. Në një mënyrë apo në një tjetër, të gjithë mësuesit ndikojnë në aftësitë komunikative nëpërmjet stilit të tyre të mësimdhënies dhe ndërveprimeve. Komunikimi nënkupton shumë më shumë sesa thjesht ndarjen e informacionit. Komunikimi efektiv krijon një mjedis pozitiv të mësimdhënies, mundëson mbajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme sociale, krijon kanalet e duhura për ndarjen e emocioneve, si dhe shmang keqkuptimet në mjedisin e shkollës.

Për këtë arsye, aktiviteti i mëposhtëm është një shembull praktik sesi mësuesit mund të diskutojnë me nxënësit për komunikimin dhe si mund të nxisin zotërimin e kësaj sjellje të pranueshme socialisht.

 

Qëllimi: Komunikimi

 

Hapi 1: Prezantimi

 

Mësuesit prezantojnë temën e diskutimit dhe sjelljen që synohet të përvetësohet.

“Sot do të flasim rreth komunikimit. Çfarë mendoni ju se nënkupton komunikimi i mirë? “

Komunikimi ka të bëjë me ndarjen e eksperiencave dhe ndjenjave tona. Ne ndihemi mirë kur komunikojmë me bashkëmoshatarët dhe mësuesit rreth veprimeve, mendimeve dhe emocioneve tona.

 

Hapi 2: Diskutim

 

Cilat janë mënyrat që ju komunikoni?

Mësuesit mund të nisin një diskutim rreth mënyrave që nxënësit komunikojnë. Gjatë këtij diskutimi mund të evidentohen rrugët e përshtatshme dhe të papërshtatshme të komunikimit të nxënësve. Ndërkaq rekomandohet që të ofrohen rrugë të reja për një komunikim sa më efektiv.

 

Hapi 3: Mesazhet

 

Krijoni grupe të vogla me nxënës. Jepini si detyrë secilit grup që në mënyrë të shkruar dhe të pikturuar të sjellin ide që kanë për bazë mesazhin kryesor:

“Komunikimi efektiv përfshin të dëgjuarit dhe të folurit.”

 

Pjesa joverbale.Përgjigje pozitive kundrej sjelljeve të papërshtatshme

Pjesa verbale.Përgjigje pozitive kundrej sjelljeve të papërshtatshme