Mjedisi akademik

Një mësues ideal karakterizohet nga dashuria për misionin e mësimdhënies, nga kënaqësia për ndarjen e dijeve me nxënësit dhe nga aftësia për t`i dhënë kuptim dhe rëndësi secilit fëmijë në klasë. Mësuesit e përsosin mësimdhënien duke u angazhuar me seriozitet në këtë proces, duke kuptuar rrugën më të mirë të të nxënit, duke promovuar ndërveprimet, duke motivuar fëmijët dhe duke shërbyer si model për përgjegjësitë qytetare dhe respektimin e diferencave individuale e kulturore. Në një klasë ku mësuesit udhëhiqen nga pozitiviteti për punën e tyre, klima mbizotëruese është ideale që nxënësit të përfshihen vazhdimisht gjatë orës së mësimit, të tregojnë gadishmëri e interes për çështjet e shkollës dhe të angazhohen në mënyrë aktive në shfaqjen e sjelljeve të përshtatshme dhe të pranueshme socialisht. Më poshtë, paraqiten disa teknika sesi mësuesit mund të ndërveprojnë më fëmijët, për t`i dhënë kuptim proçesit dinamik të të nxënit!

Cilësitë e nevojshme për një mësues:

  • Fleksibiliteti
  • Sensi i humorit
  • Energjia
  • Durimi
  • Karakteri
  • Maturimi

Sugjerimi  dhe teknika pozitive

1.Realizojeni të mësuarin në mënyrë argëtuese!

Përdorimi i metodave tërheqëse dhe integrimi i tyre  gjatë orës së mësimit, tërhiq vëmendjen  e nxënësve dhe t`i angazhoni në  procesin e të nxënit.Përpiquni që të shfaqni entuziazëm gjatë orës së mësimit, duke shmangur qëndrimin e ftohtë apo të zemëruar.

2.  Nxisni  dëshirën për dije, jo dëshirën për notë!

Gjatë gjithë kohës, vendosni theksin se informacioni që ndani është i nevojshëm që nxënësit ta përfitojne  dhe përdorin ne menyre te suksesshme, se bashku me  dijet  e tjera të marra , të zhvillojnë të menduarin kritik dhe vetëshprehjes , kundrejt pikëpamjes së gabuar se informacioni  që jepet duhet mbajtur mend për tesin final. Të mësuarit duhet të jetë një rrugë drejt një zbulimeve, jo një garë  për të arritur fundin.

3. Të mësuarit me në qendër nxënësit!

Fëmijët duhet të jenë aktivë  gjatë procesit mësimor . Reagimi i nxënësve është i rëndësishëm pasi tregon interesin dhe të kuptuarin e materialit që  diskutohet.

4. Shfaqja e përkujdesit!

Jini të dashur dhe përkujdesës . Sigurohuni që   mesazhi i afeksionit është përcjellë tek  nxënësit.

5. Emocionet!

Flisni dhe ndani me nxënësit emocionet tuaja . Tregojuni atyre si ndiheni apo me çfarë reagimesh  i shoqëroni situatat e tyre, qoftë pozitive apo negative. Hiqni dorë nga dorë nga disiplina strikte!

Hapat e disiplines pozitive