Disiplina pozitive!
Është e rëndësishme që prindërit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e sjelljeve pozitive. Disiplina dhe Ndëshkimi, janë dy skaje të kundërta të edukimit.
Ndëshkimi ka për qëllim që të kontrollojë sjelljen nëpërmjet shkaktimit të dhimbjeve fizike dhe /ose psikologjike. Është një mënyrë reakive. Të rriturit mbajnë në kontroll sjelljen e fëmijëve pa iu dhënë shpejgime dhe pa iu ofruar shembuj të sjelljeve të përshtatshme. Ndëshkimi, qoftë fizik ose psikologjik është dhunim dhe shkelje e të drejtave të fëmijës. Përdorimi i ndëshkimit i dekurajon fëmijët që të mësojnë sjellje alternative pozitive.
Disiplina iu mundëson fëmijëve njohuri dhe aftësi për të kontrolluar dhe për të marrë përgjegjësi për sjelljen e tyre. Disiplina thekson modelimin e sjelljes së duhur, në mënyrë që fëmijët të dinë se cilat janë pritshmëritë për veprimet e tyre. Kjo strategji thekson respektimin e të drejtave të fëmijëve. Disiplina thekson mirëkuptimin, komunikimin dhe i shikon gabimet e fëmijëve si një mundësi për të përmirësuar sjelljen
Në vijim, pasqyrohen efektet e këtyre dy teknikave, duke rekomanduar përdorimin e disiplinës pozitive, si forma më e mirë dhe e shëndetshme gjatë rritjes së fëmijëve.