Së bashku më mësuesit , organizohen takime në
ditë të veçanta. Prindërit ftohen në
shkollë , me qëllim tregimin e punëve të fëmijëve , zhvillimin e bisedave
joformale me stafin akademik apo angazhimin në orë mësimore me tematika kujdesin ndaj nxënësve.
Prindërit nxiten që të ndajnë mendimet dhe idetë e tyre se çfarë është e rëndësishme
që fëmijët të mësojnë dhe cilat janë mënyrat më efektive për edukimin e tyre.
Krijimi i nje kalendari me takime të përjavshme
mësues-prindër . Takimet mund të
fokusohen tek ecuria akademike , sjellja ,
mirëqenia , shëndeti dhe ngritja e strategjive të tjera të përshtatshme
dhe pozitive për fëmijët.
Pajisja e
prindërve me materiale ndërgjegjësimi dhe informimi për praktikat pozitive të
prindërimit , raporte për mënyrën e ushqyerjes apo kujdesit për shëndetin fizik
dhe mendor.
Krijimi i programeve të trajnimit prindëror , me
qëllim njohjen e prindërve me praktika më efektive dhe jondëshkuese për rritjen
dhe edukimin e fëmijëve.
Zhvillimi i partneriteteve me mekanizma që janë
përgjegjëse për mirëqenien sociale , me qëllim referimin e fëmijëve që përjetojnë rrethana veçanërisht të vështira
familjare.