Shkolla pozitive

Pse disiplinë POZITIVE ? Thyejmë mitet e DHUNËS

Miti 1 : “Edhe unë jam dhunuar në shkollë dhe nuk më ka ndodhur asgjë e keqe.“

Fakt: Edhe pse individët që mbrojnë këtë mit mund të kenë ndierë frikë, zemërim dhe mosbesim kur janë dhunuar  nga prindërit ose mësuesit, përdorimi i këtij argument ndodh për të ulur ndjenjat e fajit.  Është  e rëndësishme që cikli i dhunës të mos kalojë nga një brez tek tjetri. Kështu ,gjenerta e re , ka nevojë për praktika pozitive disiplinimi kundrejt ndëshkimeve fizike apo psikologjike.

Miti 2 :“ Asgjë tjetër nuk funksionon!“

Fakt : Nëse disiplina pozitive kërkon zhvillimin e besimit reciprok, marrëdhënieve të respektueshme mes mësuesit dhe nxënësit, ndëshkimi shkakton vetëm dhimbje dhe probleme tek fëmija dhe është padyshim rruga më e shkurtër dhe më e padobishme që mund të ndiqet . Të përdorësh dhunën do të thotë të pranosh se ke dështuar që ta ndihmosh një fëmijë në mësimin dhe përvetësimin e sjelljeve të përshtashme . Përdorimi i metodave ndëshkuese prish marrëdhënien efektive dhe shkatërron besimin tek mësuesi nga ana e nxënësve .  Efektet nga metodat e tjera të disiplinimit duan kohë të minimizojnë pasojat negative të dhunës.

Miti 3 : “Ndëshkimi fizik  është më efektiv . Asnjë nga metodat e tjera nuk funksionon!“

Fakt :Sjellja e  mirë e nxënësve si pasojë e frikës nga ndëshkimi fizik nuk është e njëjta gjë me disiplinën . Efektet e ndëshkimit fizik janë të sipërfaqshme dhe afatshkurtra . Përdorimi i dhunës fizike iu tregon nxënësve sesi duhet të sillen ,  por vetëm kur është mësuesi ose një tjetër figurë autoritare e pranishme.

Nga ana tjetër , përdorimi i dhunës  fizike iu tregon fëmijëve se ata janë të këqinj dhe se do të bëjnë përpjekje , ndonjëherë edhe manipulative për të shmangur ndëshkimin . Ndëshkimi fizik funksionon vetëm për të shkatërruar marrëdhënien nxënës-mësues.

Miti 4: “Ndëshkimi trupor mëson bindje! “

Fakt : Të mësuarit  për shkak të frikës nga autoriteti është një praktikë që nuk është funkionale. Mësuesit duhet që të përdorin teknika që kanë në qendër nxënësin , që e inkurajojnë për të eksploruar , për të menduar për veten e tyre, për të bërë pyetje dhe për të mësuar përgjigjet , duke qenë një aktor aktiv gjatë procesit të marrjes së informacionit . Përdorimi i metodave ndëshkuese  dëmton të menduarit kritik , dëshrirën për arritje pesonale, pengon inovacion, aftësitë kompetitive apo dinamizimin e fëmijëve. Bindja për shkak të kërcënimit ul iniciativën, pavarësinë dhe kreativitetin tek nxënësit .

Miti 5 : “Përdorimi i ndëshkimit ishte mënyra e fundit ! Nuk kisha zgjidhje tjetër!“

Fakt : Ky racionalizim justifikon dhe legjitimon përdorimin e dhunës . Në fakt ky argument mbetet i papranueshëm . Përveç kësaj, është shumë e zakonshme që prindërit dhe mësuesit të përdorin ndëshkimin si mjet të pare dhe jo si zgjedhje të fundit!

Miti 6 : “Jam vetëm unë në klasë dhe kam shumë fëmijë që më duhet t`i menaxhoj!“

Fakt : Miti i mësipërm është sërisht një pohim që përdorin mësuesit për të justifikuar përdorimin joefektiv të metodave të disiplinimit . Kur një mësues ndëshkon një nxënës , ai është duke iu induktuar frikë të gjithë nxënësve të tjerë ,  të cilët do përpiqen që të sillen mirë që të mos keqtrajtohen. Ka alternative të tjera funkionale , pavarësisht numrit të nxënësve. Kështu  vendosja e rregullave , pritshmëritë  e qarta , bashkëpunimi , kujdesi  dhe empatia ndërtojnë një  mjedis funkional të të nxënit.

Miti 7 : “Përdorimi i dhunës është pjesë e kulturës“.

Fakt : Përkundrejt mbrojtes së dhuna është pjesë e kulturës, duhet të theksohet fakti se harmonia, mbështetja , respekti , dashuria  dhe paqja janë vlera të rëndësishme që çojnë para shoqërinë.