Klima e shkollës i referohet cilësisë dhe karakterit të jetës së shkollës. Klima e shkollës është e bazuar mbi modelet e përvojave të nxënësve, prindërve dhe personelit shkollor, duke reflektuar normat, qëllimet, vlerat, marrëdhëniet ndërpersonale, mësimdhënien dhe të mësuarit praktik dhe strukturat organizative.
Një klimë e qëndrueshme dhe pozitive e shkollës nxit zhvillimin e nxënësve drejt të mësuarit produktiv, kontribues dhe të kënaqshëm. Klima dhe organizimi i shkollës ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrën sesi nxënësit sillen dhe ndihen në shkollë. Shkollat pozitive karakterizohen nga qasja e disiplinimit pozitiv, kontrollit dhe perceptimi humanist për nxënësit.
Klima pozitive në shkollë bën që nxënësit ti perceptojnë politikat dhe metodat e shkollës si shumë efektive dhe të ndihen më të sigurt. Politika shkollore kundër problematikave te adresuara, strategji që përfshijnë rregulla të qarta dhe konsistente janë në gjendje që të krijojnë një atmosferë pozitive.
Klima në shkollë ndërtohet duke përshirë edhe nxënësit në vendimmarrje. Të pasurit e rregullave të qarta dhe të strukturuara , bën që e gjithë shkolla të njihet me të drejtat, detyrimet dhe mënyrën si duhet reaguar kur ka shkelje. Por , është e rëndësishme që kodet të mos mbeten të shkruara vetëm në letër, por të përkthehen në praktikë, duke mbrojtur rastet dhe duke trajtuar elementët që shkaktojnë dhunë në shkollë. Studentët kanë nevojë të jenë të bindur se ndaj atyre që shkelin rregullat do të ketë sanksione. Stafi duhet të sigurojë politikat për menaxhimin e shkollës dhe të bëjë pjesë të strukturës institucionale kodet etike kundër sjelljeve të dhunshme.
Shkollat me klimë pozitive kanë karaktersitkat e mëposhtme:
- Njerëzit janë të angazhuar dhe të respekteshëm
- Nxënësit, familjet dhe mësuesit punojnë së bashku për të zhvilluar dhe kontribuar në një vizion të përbashkët shkollor
- Mësuesit modelojnë dhe edukojnë qëndrimet që theksojnë përfitimet dhe kënaqësinë e fituar nga procesi i të mësuarit
- Normat, vlerat dhe pritshmëritë në ambientin e shkollës mbështesin njerëzit që ndihen shoqërisht, emocionalisht dhe fizikisht të sigurt