Aktivitete ne Tirane, Korce, Berat, Lezhe

Në kuadër të projektit “Shkolla ime është një vend i sigurtë”,ne periudhen maj-qershor u zhvillua  procesi i mbledhjes të të dhënave në 4 qytete,përkatësisht në Tiranë,Korçë, Berat dhe Lezhë. Perceptimet dhe mendimet e nxënësve,mësuesëve dhe prindërve janë informacione shumë të rëndësishme që ndihmojnë në implementimin me sukses të strategjive të disiplinimit pozitiv në shkollë,shtëpi dhe komunitet.Të gjithë bashkë, drejt krijimit të mjediseve mbështetëse, të qeta dhe të sigurta, që ndihmojnë dhe nxisin zhvillimin optimal socio-emocional dhe edukativ!