Trajnime ne shkollat: “Ardian Klosi” dhe “Osman Myderizi”

YWCA of Albania zhvilloi sesionet e trajnimit me qeverinë e nxënësve të shkollave “Ardian Klosi” dhe “Osman Myderizi”, në kuadër të projektit ”Shkolla ime është një vend i sigurtë”. Nxënësit u njohën me rëndësinë e qasjes pozitive në shkollë, si metoda që iu krijon një ambient mbështetës për të mësuar dhe per tu zhvilluar. Puna në grupe, njohja me konceptet teorike, praktikimi i hartimit të rregullave, funksionimi në shkollë bazuar tek 3i-të (I respektueshëm,I sigurtë, I përgjegjshëm),loja për të njohur njëri-tjetrin,ushtrimet per te kuptuar dinamikat, ishin ndër pjeset kryesore te trajnimit, qe u karakterizua nga pjesëmarrja aktive e nxënësve,bashkëpunimi dhe vlerësimi pozitiv.