Sjelljet Pozitive

Pse  duhet që të mësohen sjelljet shoqërore pozitive

Të mësuarit e sjelljeve shoqërore pozitive sjell edhe krijimin e klimës  pozitive në shkollë dhe klasë. Shkolla pozitive i nxit nxënësit më shumë drejt proçesit të të mësuarit, si dhe rrit ndjenjat e tyre të besimit dhe sigurisë kundrejt institucionit. Të orientuarit drejt sjelljeve pozitive iu mundëson fëmijëve që të kënë alternativa më të mira të sjelljeve që janë të pranueshme nga të tjerët dhe nuk i dëmtojnë as ata. Gjithashtu, krijimi i strategjive të sjelljeve pozitive  ndërton një sistem ku  të nxënit është më i lehtë dhe inkurajues. Prezantimi i sjelljeve pozitive i vetëdijëson të gjithë nxënësit me çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është e pranueshme, si dhe çfarë është e pritshme dhe çfarë nuk është e pritshme . Sjelljet pozitive  iu mundësojnë fëmijëvë një mjedis ku ata janë të suksseshëm dhe të mbështetur.

 

Studimet kanë treguar se përdorimi i disiplinës pozitive ul agresivitetin, redukton sjelljen e dhunshme, ul sjelljet vetëdëmtuese, rrit vetëvlerësimin, si dhe i bën më të përgjegjshëm nxënësit për njohjen e pasojave të sjelljes së tyre. Për këtë arsye, shumë shkolla në vendet e zhvilluara, në hartimet e programeve të tyre kanë një fokus të veçantë në mësimin e sjelljeve pozitive. Qasja pozitive është metoda që duhet  mbështetur  dhe duhet  inkurajohet gjithnjë e më shumë nga shkollat, kundrejt metodave të vjetra të ndëshkimit. Kur flitet për rëndësinë e të mësuarit të sjelljeve pozitive, efekti i tyre nuk minimizohet vetem tek proçesi i të mësuarit. Përkundrazi, fëmijët që mësojnë sjellje pozitive  kanë një zhvillim më të mirë social, emocional, janë më të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve, si dhe kanë ndërveprime më të larta me bashkëmoshatarët.

https://www.youtube.com/watch?v=QëH370O26ZM

 

 

Nderhyrjet dhe mbeshtjetjet pozitive ne shkolle

Monitorimi per nxenesit

Ditari i vetevleresimit

Shprehim emocionet