Strategji parandalimi

Ndërhyrje specifike për nxënësit

 

Strategjitë e mëposhtme janë sugjerime sesi mund ti ndihmojnë mësuesit që të krijojnë një kulturë pozitive në klasë.

 

Klasa

 

Strategji për uljen e frustrimit gjatë ndjekjes së udhëzimeve

  • Përdorni një gjuhë konkrete (shmnagni përgjithësimet)
  • Jepni udhëzime të shkurta
  • Ripërsërisni udhëzimet
  • Ndajini udhëzimet në hapa të vegjël
  • Përdorni ilustrimet vizuale
  • Përdor shenja
  • Printo rregullat dhe udhëzimet

Strategji për të reduktuar shpërqëndrimin

  • Dizenjoni një ambient që nuk lejon shpërqëndimin
  • Krijoni një mjedis të strukturuar
  • Minimizoni zhurmat
  • Përdorni ndriçimin e duhur
  • Vendosni muzikë relaksuese  në sfond

Strategji për vendosjen dhe përforcimin e rutinave

  • Vetëdijësojini nxënësit për orarin
  • Përdorni kohën dhe ilustrimet për të shpjeguar rutinën
  • Përgatisni nxënësit  për ndryshimet
  • Respektoni oraret e pushimit
  • Hartoni rregulla që janë të lehta për tu kuptuar
  • Krijoni rregulla  që mund të ndiqen dhe respektohen
  • Krijoni një rutinë të strukturuar për çdo aktivitet

Strategji për të përballur shpërthimet e zemërimit

  • Parashikoni dhe identifikoni shenjat paralajmëruese
  • Largoni nxënësin nga klasa në rastet e shpërthimit të inatit
  • Diskutoni me nxënësin rreth sjelljes dhe çfarë mund të ishte bërë ndryshe.
  • Mësojini nxënësve sjelljen e duhur
  • Shmangni fajësimin
  • Hartoni hapa konkretë për të parandaluar shpërthimet e inatit
  • Ftoni nxënësit që të gjenerojnë ide sesi mund të zgjidhin problemet në të ardhmen.
  • Përcaktoni shkaqet e shpërthimeve të zemërimit
  • Shmangni ndëshkimet

Strategji për të përballur problemet me bashkëmoshatarët

  • Ndërgjegjësoni fëmijët për ndryshimet që ekzistojnë mes tyre
  • Ndërgjegjësoni fëmijët për nxënësit me nevoja të veçanta
  • Përdorni strategji bashkëpunuese për fëmijët ( Rrethi i miqve)
  • Përfshijini të gjithë nxënësit në aktivitete
  • Mësoini nxënësve si të krijojnë dhe mbajnë miqësi
  • Krijoni punë në grupe , me detyra të përshtatshme për moshën
  • Përfshijini nxënësit në trajnime të aftësive sociale

Rëndësia e natyrës në zhvillimin e fëmijës

Strategji Parandalimi

Rëndësia e natyrës në zhvillimin e fëmijës(KLIKO KETU)

Strategji Parandalimi

Strategji Parandalimi

Strategji-mesuesit

Karamelet M & M

Simoni Thote

Vendosja e rregullave

Vetemenaxhimi

Menaxhimi i zemerimit